Stafi

Nora Ahmetaj, Drejtoreshë Ekzekutive
nora@crdp-ks.org

Nora Ahmetaj është bashkëthemeluese e Qendrës për Humumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP). Nga viti 2010 deri më 2012 Ahmetaj ishte anëtare e Këshillit Koordinues Rajonal të Koalicionit për vendosjen e Komisionit Rajonal të së Vërtetës (RECOM) për krimet e luftës të kryera përgjatë 1991-2001 në ish Jugosllavi.
Ajo është Specializuar në fushën e të Drejtave të njeriut, Paqes dhe Transformit të Konfliktit si dhe Drejtësisë Tranzicionale.
Paraprakisht, ajo ka punuar si këshilltare e Komisionit Evropian si dhe ka mbikëqyrur daljen e Raportit të Zhvillimit Njerëzor të UNDP-së në Kosovë. Gjatë konfliktit të Kosovë, ajo ka punuar për Fondi për të Drejtën Humanitare dhe ka përkrahur stafin e Human Rights Ëatch, ICTY dhe ICG në Kosovë dhe ish Jugosllavi.
Ahmetaj është trajnuar për të aplikuar kërkime të klasit të parë si dhe për aftësi udhëheqëse drejt zgjidhjes së problemeve me të Drejtat e Njeriut në Harward Kennedy School, “Carr Center for Human Rights Policy” në vitin 2000. Ajo ka kryer master në Filozofinë e Paqes dhe Transformimet e Konfiliktit në Universitetin e Tromsø në Norvegji në vitin 2005. Gjithashtu ka ndjekur trajnime në Institutin Veror të Fltcher-it në kuadër të Tufts University për Studime të Avancuara të Konflikteve të padhunshme në vitin 2008. Në vitin 2010, Ahmetaj është trajnuar në Kursin e Mësimeve të Avancuara për Profesionistë në Ballafaqim me të Kaluarën në Zvicër.
Ahmetaj ligjëron kohë pas kohe në universitetet e Kosovës dhe jashtë saj.

 

Kushtrim Koliqi, Bashkëthemelues i QHDP-së

Kushtrim Koliqi është bashkëthemelues i Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP). Është drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Integra” që nga viti 2003. Koliqi është i trajnuar në drejtësinë tranzicionale, integrimet evropiane dhe demokratizim,  të drejtat e njeriut, zgjidhjen e konflikteve, çështjet e pakicave dhe të religjionit, studime hulumtuese dhe dokumentim, etj. Koliqi diplomoi Regjinë në Teatër dhe Film në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007 dhe përveç vlerave artistike ai përqendrohet në çështjet sociale dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

 

Rudina Hasimja,  Hulumtuese
rudina@crdp-ks.org

Rudina Hasimja është hulumtuese në QHDP. Me prapavijë në politikat publike, puna e saj fokusohet në vlerësimin e nevojave të familjarëve të viktimave të luftës. Rudina ka diplomuar në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) me koncentrim akademik të dyfishtë në Politika Publike dhe Media dhe Komunikim Grafik, kurse koncentrim minor në Ekonomi. Përvoja e saj përfshinë punën në Organizatën Për Siguri dhe Bashkëpuim Europian (OSBE) në fushën e Arsimit të Lartë, si dhe atë në sektorin qeveritar në Ministrinë e Integrimit Europian. Më herët është përfshirë në skemën e bursave të fondacionit Ipko,  si dhe në kompaninë e dizajnit informativ Trembelat.

 

Rron Gjinovci,  Office Manager
rron@crdp-ks.org

Rron Gjinovci angazhohet në avokimin e CRDP-së për çështje të Drejtësisë Tranzicionale dhe merret me organizimin e aktivieteve të saj. Ai është angazhuar për shumë çështje shoqërore në Kosovë dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme të shoqërisë. Ai ka qenë themelues dhe drejtues i një organizateje studentore që është marrë me korrupsionin në universitetin publik, fuqizimin e rolit të studentëve, përmirësimit të sistemit universitar dhe sigurimin e një sistemi të mirëfilltë publik të arsimit të Kosovë.

Kohëve të fundit ai ka marrë pjesë në trajnime për Ballafaqim me të Kaluarën dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të YiHR (Youth Initiative for Human Rights). Ndikimi i tij në shoqëri si një aktivist tani është drejtuar edhe në çështje të Drejtësisë Tranzicionale dhe Ballafaqimit me të Kaluarën.

Rroni studion për filozofi dhe shkruan kohë pas kohe për gazetat ditore në Kosovë.

 

Arta Rrustemi, Konsulent Financiar
artarr@crdp-ks.org

Arta Rrustemi eshte duke punuar (ka punuar) si Kontabiliste per programin e USAID/EROL (Effective Rule of Law/Sundimi Efektive I Ligjit) tek CHECHI and Company Consulting, Inc. ne Kosove. Para se me punu per Checchi, zsh. Rrustemi Analiste-sherbime per keshilla financiare tek Deloitte Kosova. Pervoja e saj e punes eshte me shume e fokusuar ne financa dhe menaxhim te projekteve. Qe nga 2009-2013, zsh. Rrustemi ka punuar is Konsultante per sherbime administrative dhe financiare si dhe Zyrtare per Administrate dhe Financa per projektin e USAID ‘Shendeti I Nanes dhe Femijes’ tek Keshilli Amerikan per Shendetesi Nderkombetare (AIHA/KASHN) ne Kosove. Poashtu ka punuar si Koordiantore e KOntabilitetit dhe Zyrtare e Burimeve Njerezore ne Banken Ekonomike njera nga bankat locale, qe nga 2005-2009. Me pare, poashtu ka punuar per OJQ te ndryshme si Enterprise Development Agency (EDA); Danish Refugee Council (DRC); Kosovo Action Together (KAT) and Child Advocacy International (CAI). Zsh.Rrustemi gjithashtu ka qene e angazhuar ne projekte hulumtuese per te bere vleresimin e ndikimit te varferise ne bashkepunim me qeverine zvicerane. Eshte ekonomiste e diplomuar ne Universitetin e Prishtines me specializim ne Banka dhe Financa. Poashtu ajo ka diplomuar ne Executive MBA ne Universitetin e Sheffield-it, UK dhe eshte ne procedure e certifikimit per kontabiliste ne Shoqaten e Kontabilisteve dhe Auditoreve te Certifikuar te Kosoves.