Misioni dhe Vizioni

Misioni i QHDP-së ka për synim të avokojë për Të Drejtën Tranzicionale, nëpërmjet regjistrimit objektiv dhe promovimit të iniciativave, të cilat ndikojnë në normalizimin e marëdhënieve mes komuniteteve në nivelin lokal dhe regjional.

Qendra ka si Vizion afatgjatë zhvillimin e metodave për mekanizmat e Ballafaqimit me të Kaluarën, të cilat mund të jenë të dobishme për hartimin e historisë së Kosovës dhe mund të ndikojnë në largimin e miteve vetë – viktimizuese të komuniteteve deri dje në konflikt. Në këtë përpjekje, QHDP do të jetë avokuesja kryesore që do të merret me çështjet e së Kaluarës në Kosovë, por edhe me kalkulimin e humbjeve Ekonomike, Dokumentimin dhe Arkivimin e tyre.