Lista e anëtarëve të bordit udhëheqës/drejtorëve

Z. Mentor Nimani, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1994 ishte pjesë e një numri të vogël të studentëve të përzgjedhur për të studiuar Të Drejtën Ndërkombëtare dhe Të Drejtat e Njeriut në Fakultetin Juridik të Universitetit të Utrecht-it në Holandë.

Në vitet e fundit të 1990-ve ai punoi si aktivist humanitar, si avokat i Të Drejtave të Njeriut dhe bashkërendues i zyres së Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinës. Nga aty ai u ftua në Washington nga Senatori Edward Kennedy për të dëshmuar para senatit amerikan për krimet e luftës ndaj civilëve në Kosovë.

Në vitin 2001, me bursë të plotë nga Qendra për Sundimin e Ligjit, ai kreu masterin në Të Drejtën Ndërkombëtare Krahasimtare në Universitetin George Washington, Fakulteti Juridik.

Në vitin 2003 ai kreu master në Drejtësi dhe Diplomaci në Fakultetin e Juridik dhe të Diplomacisë në Universitetin Tufts në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Harward-it, në Boston, Massachusetts.

Perveç të tjerash ai punoi si ndihmës hulumtues në Institutin për Zhvillim Botëror dhe Ambient, në Universitetin Tufts në Boston, në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe në Konventën për Të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara në New York si dhe në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Washington.

Ai është shtetas i shtetit të New York-ut për shtatë vitet e fundit ku ka punuar si avokat, këshilltar për Të Drejtën Ndërkombëtare dhe si mësues në një shkollë të mesme të New York-ut. Ai ishte aktiv si këshilltar për organizatat joqeveritare që merren me Të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Në vitin 2011, Mentori u angazhua në AUK si Këshilltar Akademik dhe si ligjërues në Të Drejtën Ndërkombëtare dhe Organizatat e Saj.

 

Shpend Kursani