Centre for Research, Documentation and Publication

Vlerat Themelore të Ballafaqimit me të Kaluarën: Paqja, Drejtësia dhe e Vërteta

Tri vlerat themelore të Ballafaqimit me të Kaluarën, paqja, drejtësia dhe të vërtetat, të cilat u ndihmojnë njerëzve ta harrojnë të kaluarën nuk qëndrojnë lehtë njëra pranë tjetrës. Shqetësimet e tepruara për garantimin e paqes dhe sigurisë dhe shmangia e rikthimit të dhunës shpesh mbisundojnë në dem të vërtetës dhe drejtësisë. Në fund të fundit, pse ti zbardhin keqbërësit plotësisht krimet e tyre nëse me këtë ata do ta akuzojnë vetveten për dënim gjyqësor? Ne mund ti identifikojmë tri qasje “ideale” për ballafaqimin më të kaluarën:

  • Harrimi i të kaluarës për hir të paqes dhe sigurisë (heshtje e miratuar në rastin e Kosovës).
  • Gjetja dhe ndjekja ligjore e keqbërësve në kërkim të drejtësisë
  • Pranimi i vuajtjeve të viktimave dhe regjistrimi i përjetimeve të tyre që tregimi të jetë i njohur për të gjithë.

 

E kaluara

E kaluara nuk është diçka që është e fiksuar me ekzistimin e pavarur e një serë ngjarjesh që ndodhin një herë e përgjithmonë. E “kaluara” është e kaluara e mbajtur mend dhe si e tillë ajo formohet dhe riprodhohet në mënyra të shumta. Me fjalë tjera, kur i referohemi të “kaluarës” kjo paraqet një kujtim historik të një periudhe të caktuar në të kaluarën i cili mund të mbahet mend.

Nga perspektiva e transformimit të konfliktit, njerëzit mund të kenë për së tepërmi kujtime të llojit “të gabuar”. Me kujtimet e tilla dhembja e të kaluarës nuk vdes kurrë dhe kujtimet e “këqija” riprodhohen dhe barten nga njëra gjeneratë në tjetrën, në një të ardhme e cila veçse është përcaktuar.

Ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm, e posaçërisht për shoqëritë që dalin nga konfliktet me trashëgimi të keqtrajtimit të  të  drejtave të njeriut, siç është rasti me Kosovën. Është qenësore që shoqëria Kosovare të arrijë të pajtohet me humbjet e veta dhe të jetë e aftë të vazhdojë përpara dhe ta kërkojë paqen dhe drejtësinë.